Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje rreth orës 09:00 në filialin për transfere parash në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Telegramisot
Ankuesja kosovare ka deklaruar se derisa ishte duke punuar, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur para dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Në raport bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet