• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Goditet VV-ja: Kurti, Konjufca, Haxhiu, Vitia e Abazi, do të mbesin jashtë Kuvendit

02/06/2020 - 17:02:46
Goditet VV-ja: Kurti, Konjufca, Haxhiu, Vitia e Abazi, do të mbesin jashtë Kuvendit

Në rast të votimit të Qeverisë Hoti, Kurti dhe disa nga më të votuarit e LVV-së nuk mund t’i kthehen Kuvendit

Në tetor të vitit të kaluar pas zgjedhjeve parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje doli partia fituese ku siguroi 30 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lexo më shumë

KFOR-i vendoset për rreth dy javë në Jarinjë dhe Bërnjak

KFOR-i flet për ” raketat” që fluturuan mbi Kosovë net më parë

June 19, 2025
178
Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”

A do të ndërhyjë SHBA në luftën e Izraelit kundër Iranit?

June 19, 2025
6

Deputetët e LVV-së të cilët në këto zgjedhje ishin më të votuarit, pas formimit të Qeverisë kaluan nën udhëheqjen e disa prej ministrive.

Albin Kurti mori postin e kryeministrit, Glauk Konjufca postin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Albulena Haxhiu u bë ministre e Drejtësisë, Arben Vitia ministër i Shëndetësisë, Haki Abazi zëvendëskryeministër i dytë.

Por, pas mocionit për rrëzimin e kësaj Qeverie, dhe në rast të formimit të Qeverisë së re nën udhëheqjen e LDK-së, ministrat aktual në detyrë të LVV-së do të mbeten jashtë ministrive por edhe jashtë Kuvendit.

Me këtë rast Grupi Parlamentar i LVV-së do të mbetet në Kuvend pa zërat më të fuqishëm të cilët në legjislaturën e kaluar të Kuvendit ishin më të zëshmit.

Kjo për faktin se të njëjtit nuk kanë mundësi të rikthimit në pozitën e deputetit, pasi që Kuvendi i Kosovës tashmë është i konstituuar.

Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se në situata të tilla përbërja e Kuvendit nuk ndryshon, vetëm në rast të shkuarjes në zgjedhje.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Kuvendi i Kosovës është institucion i cili veçse është i konstituar dhe përbërja e tij nuk ndryshon përveç nëse shkojmë në zgjedhje. Pra, pavarësisht se çfarë ndryshime ndodhin në përbërjen e qeverisë, ndryshimi i qeverisë dhe përbërjes së saj nuk reflektohet në ndryshimin e përbërjes së Kuvendit. Pra, në një situatë të tillë nuk ekziston mundësia e rikthimit të Glauk Konjufcës, Albunela Haxhiut dhe të tjerëve në postin e deputetit”, ka thënë Hoxha.

Në anën tjetër edhe Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se ministrat në detyrë të LVV-së, nuk kanë asnjë mundësi të rikthimit në Kuvendin e Kosovës.

“Në rastin në fjalë asnjëri nga ish-ministrat nuk mund të kthehen në pozitat e deputetit meqë në momentin e votimit si ministra e humbin mandatin si deputet. Kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutë, kjo pasi që nuk lejohet që të mbahen dy pozitat”, ka thënë Spahija.

Ndryshe LDK ka kërkuar që nesër të mbahet seanca për votimin e Qeverisë Hoti, e cila do të jetë në përbërje nga LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe dhe komunitetet jo serbe.

Kujtojmë se në zgjedhjet e tetorit, Albin Kurti kishte marrë 183,868 vota, pas tij Glauk Konjufca ishte më i votuari me 72,775 vota, Albulena Haxhiu kishte marrë 46,861 vota, Arben Vitia 26,074 vota, dhe Haki Abazi 15,922 vota.

Share6TweetSendShareSend

Related Posts

KFOR-i vendoset për rreth dy javë në Jarinjë dhe Bërnjak
Lajme

KFOR-i flet për ” raketat” që fluturuan mbi Kosovë net më parë

June 19, 2025
178
Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”
Bota

A do të ndërhyjë SHBA në luftën e Izraelit kundër Iranit?

June 19, 2025
6
“Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh”
Lajme

“Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh”

June 19, 2025
15
Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit
Lajme

Irani e godet me raketë spitali në jug të Izraelit

June 19, 2025
9
Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë
Bota

Izraeli: Irani ka lëshuar afro 400 raketa balistike e 1 mijë dronë

June 19, 2025
53
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?
Lajme

“Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor”

June 19, 2025
13
Next Post
LAJMI I FUNDIT: Nxirren trupat  minatorëve

LAJMI I FUNDIT: Nxirren trupat minatorëve

Më të fundit

  • KFOR-i flet për ” raketat” që fluturuan mbi Kosovë net më parë
  • A do të ndërhyjë SHBA në luftën e Izraelit kundër Iranit?
  • “Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi