Një këmbësor është goditur sot nga një veturë në rrugën Ferizaj – Prishtinë,
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 10:40, në rrugën Ferizaj -Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasoj, këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.