Një aksident i rëndë trafiku është shënuar sot në Pejë, ku një fëmijë ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një veturë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 12:55 në rrugën “Wesley Clark”. Lajmin për Telegramisot e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 12:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën Wesley Clark në Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë). Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Rugova.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.