• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Gjykatësja lëshon e pastaj tërheq urdhëresën për sjellje me detyrim të deputetit të VV-së në gjykatë

03/06/2021 - 13:37:34
Gjykatësja lëshon e pastaj tërheq urdhëresën për sjellje me detyrim të deputetit të VV-së në gjykatë

Gjykatësja Lumnije Krasniqi ka lëshuar të enjten urdhëresë për të sjellë me detyrim në seancë gjyqësore deputetin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani. Mirëpo pak minuta më vonë, e njëjta e tërhoqi urdhëresën pasi është paraqitur në Gjykatë i akuzuari për armëmbajtje pa leje si dhe pengim të personave zyrtarë.

Fillimisht, në mungesë të akuzuarit Ramadani dhe avokatit të tij, Naser Sopjani, ishte konstatuar se shtyrja e shqyrtimit fillestar.

Lexo më shumë

Vritet një 20-vjeçar në Shkodër

Tragjedi në Prizren – 24 vjeçari, si e bleu armën shkrepi në drejtim të vetës

May 11, 2025
31
Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin

Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin

May 11, 2025
24

Gjykatësja Krasniqi bëri të ditur se të dy kanë qenë të njoftuar për seancën, por se mungesën nuk e kanë arsyetuar.

Seanca në rastin ku Valon Ramadani po akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare ishte paraparë të fillonte në ora 14:00. Mirëpo, meqenëse i akuzuarit dhe avokati Sopjani nuk ishin prezent në sallë të gjykimit, gjykatësja Krasniqi shtyu seancën për muajin korrik, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për këtë, ajo tha se ndaj Ramadanit do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim, kurse avokati Sopjani do të ftohet me ftesë të rregullt.

Mirëpo pas përfundimit të procesverbalit, në sallë të gjykimit u paraqitën i akuzuari Ramadani dhe avokati Sopjani.

“Para orës 14:00 jom kon në korridor. Ndoshta ka qenë gabim teknik nga sigurimi”, deklaroi avokati Sopjani.

“Kom hi në 14:02 minuta në gjykatë”, tha në anën tjetër deputeti Ramadani.

Lidhur me këtë, gjykatësja tha se nuk ishte njoftuar nga sigurimi i gjykatës se i akuzuari ishte prezent në gjykatë, duke shtuar se i kishte pritur 10 minuta për shtyrjen e seancës.

Ajo tha se seanca prapë se prapë nuk mund të mbahet, pasi tashmë ka një seancë tjetër të caktuar.

Kështu, tentimi i pestë për mbajtjen e shqyrtimit fillestar në këtë rast do të bëhet me 13 korrik, në ora 13:00.

Ndërkaq, prezent në sallë të gjykimit ishte prokurori Besart Mustafa.

Fillimisht seanca në këtë rast ishte caktuar të mbahej më 12 tetor 2020, mirëpo e njëjta ishte shtyrë si pasojë e mos pranimit të ftesës

Fillimisht seanca në këtë rast ishte caktuar të mbahej më 12 tetor 2020, mirëpo e njëjta ishte shtyrë si pasojë e mos pranimit të ftesës nga i akuzuarit Ramadani. Andaj, gjykata e kishte përsëritur ftesën për të njëjtin, duke e dërguar ftesën edhe në vendin e punës së të njëjtit.

Ndërsa dy seancat e radhës, ajo e 17 dhjetorit 2020 dhe 24 shkurtit 2021 ishin shtyrë me kërkesën e mbrojtjes së Ramadanit.

Ndërkaq, seanca e 15 prillit kishte dështuar të mbahej për shkak të mungesës së të akuzuarit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 30 korrik 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Valon Ramadanit, me arsyetimin se ka kryer dy vepra penale dhe atë “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 375, paragrafi 1 të KPRK-së si dhe për “pengim i personit zyrtar, në kryerjen e detyrës zyrtare”, nga neni 409, paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas aktit akuzues, më 21 mars 2018, në Prishtinë, saktësisht në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i akuzuari Ramadani, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ka përdorur armë, në atë mënyrë që ka ndezur dhe ka hedhur një bombolë të gazit lotsjellës gjatë zhvillimit të seancës së jashtëzakonshme.

Në aktin akuzues thuhet se në kohën, vendin dhe mënyrën e lartcekur, i akuzuari Ramadani ka penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, përkatësisht deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mënyrë që ka përdorur gazin lotsjellës dhe janë ndërprerë punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të RKS-së.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Vritet një 20-vjeçar në Shkodër
Lajme

Tragjedi në Prizren – 24 vjeçari, si e bleu armën shkrepi në drejtim të vetës

May 11, 2025
31
Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin
Lajme

Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin

May 11, 2025
24
Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
Lajme

Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij

May 11, 2025
8
Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier
Lajme

Dy të lënduar na një shpërthim i fuqishëm në Fier

May 11, 2025
15
Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri
Lajme

Ja sa % të popullit dolen në zgjedhje deri në orën 15:00 në Shqipëri

May 11, 2025
16
Policia has në personin që kërkohej në Pejë, i dyshuari ua drejton armën dhe ikë sërish
Lajme

Plagoset një grua në Drenas

May 11, 2025
9
Next Post
Ministri Mehaj takohet me ambasdorin bullgar, flasin për bashkëpunimin mes dy vendeve

Ministri Mehaj takohet me ambasdorin bullgar, flasin për bashkëpunimin mes dy vendeve

Më të fundit

  • Tragjedi në Prizren – 24 vjeçari, si e bleu armën shkrepi në drejtim të vetës
  • Sali Berisha i reagon ashpër Baton Haxhiut, e quan “gënjeshtar ” për Exit Pollin
  • Në Fushë Krujë, burri kërkon të votojë edhe për gruan e tij
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi