• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Gjykatësja e “Tik Tok” nën hetim, Enkelejda Kapedani liroi nga burgu një të dënuar për dy vrasje

31/05/2021 - 23:01:24
Gjykatësja e “Tik Tok” nën hetim, Enkelejda Kapedani liroi nga burgu një të dënuar për dy vrasje
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kjo është kryetarja e gjykatës së Elbasanit Enkelejda Kapedani. Për shkak të këtyre videove të hedhura në Tik Tok ajo është nën verifikim nga inspektorati i lartë i drejtësisë i cili pritet të japë shpejt një vendim.

Ndërkohë gjykatësja ka mohuar të ketë hedhur vetë këto video në rrjetet sociale.

Lexo më shumë

Zafir Berisha i ndanë rrugët me Fatmir Limajn, largohet nga Nisma

Zafir Berisha i ndanë rrugët me Fatmir Limajn, largohet nga Nisma

June 9, 2025
17
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Serbia i cakton një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu që e arrestoi në kufi

June 9, 2025
9

Por ndërkohë ky nuk është hetimi i parë për drejtuesen e gjykatës së Elbasanit. Që në dhjetor të vitit 2019, ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj ka kërkuar edhe Këshillit të Lartë të gjyqësorit verifikimin e një vendimi të dhënë nga gjykatësja e Elbasanit Enkelejda Kapedani.

Ajo ka firmosur lirimin nga burgu të një personazhi të njohur të botës së krimit. Viktor Ymerit i cili ishte dënuar në vitin 1999 me burgim të përjetshëm për dy vrasje të ndodhura në Durrës.

Gjykatësja e Elbasanit më 9 korrik të vitit 2019 i uli 360 ditë burgim Viktor Ymerit i cili më herët kishte përfituar uljen e dënimit nga burgim të përjetshëm, në 25 vite burgim. Një ditë më pas sërish gjykata e Elbasanit i ul një vit dënimi Ymerit dhe në 27 nëntor merr një tjetër vendim duke i falur edhe 5 muaj dënim. Dhe më 27 dhjetor të atij viti urdhëroi lirimin e menjëhershëm nga burgu të tij.

Po kush është personazhi që Enkelejda Kapedani nxitoi ta lironte nga burgu. Viktor Ymeri u arrestua dhe dënua për dy vrasje në 1999 emri i tij u përfshi në vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Është i afërt i Edison Harizajt, i vrarë në nëntor 2018 në Durrës. Disa muaj nga lirimi i tij, Viktor Ymeri u ndalua sërish nga policia për t’u pyetur për një ngjarje në Durrës me dyshimet se ishte hedhur serish ne veprim. Për dosjen e tij, po verifikon edhe këshilli i lartë i gjyqësorit por edhe inspektorati i drejtësisë.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Zafir Berisha i ndanë rrugët me Fatmir Limajn, largohet nga Nisma
Lajme

Zafir Berisha i ndanë rrugët me Fatmir Limajn, largohet nga Nisma

June 9, 2025
17
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Serbia i cakton një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu që e arrestoi në kufi

June 9, 2025
9
Kurti është i interesuar ta godas Faton Pecin
Lajme

Kurti është i interesuar ta godas Faton Pecin

June 9, 2025
23
Ky është Anglezi i cili e  ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë
Lajme

Ky është Anglezi i cili e ndali “Luftën e Tretë Botërore” në Kosovë

June 9, 2025
32
Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”
Bota

Elon Musk e sfidon Trump, e themelon ”The America Party”

June 9, 2025
17
Sot seanca gjyqësore për rastin  terorist `Banjska`
Bota

Sot seanca gjyqësore për rastin terorist `Banjska`

June 9, 2025
4
Next Post
Ia gjejnë 30 kilogramë marihuanë në veturë, arrestohet një person në Vërmicë

Ia gjejnë 30 kilogramë marihuanë në veturë, arrestohet një person në Vërmicë

Më të fundit

  • Zafir Berisha i ndanë rrugët me Fatmir Limajn, largohet nga Nisma
  • Serbia i cakton një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu që e arrestoi në kufi
  • Kurti është i interesuar ta godas Faton Pecin
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi