• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Gjykata urdhëron kthimin në punë të Nexhat Krasniqit, “babës” së prokurorimit

04/11/2025 - 11:57:46
Gjykata urdhëron kthimin në punë të Nexhat Krasniqit, “babës” së prokurorimit

Gjykata ka urdhëruar kthimin në punë të Nexhat Krasniqit, drejtorit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës. Ka konstatuar se masa e largimit të tij nga puna dy vjet më parë, ishte e kundërligjshme.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është obliguar që ta kthejë në punë Nexhat Krasniqin.

Lexo më shumë

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike

Limaj, tregon se a ka votë për Konjufcës

November 4, 2025
35
Presidentja Osmani s’ia vazhdoi kontratën William Walkerit, vjen reagimi i PDK-së

Vjen reagimi i parë i PDK-së për Konjufcën

November 4, 2025
21

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur në favor të drejtorit të Prokurimit, i cili dy vjet më parë u largua nga shërbimi civil përmes një procesi me shkelje flagrante.

Aktgjykimi, i shpallur të hënën e kaluar, ka anuluar vendimin e Komisionit Disiplinor të MMPHI-së për largimin nga puna të Krasniqit dhe e ka detyruar Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) që ta kthejë atë në punë.

Përveç kthimit në punë, Gjykata e ka detyruar MMPHI-në që Krasniqin ta kompensojë në shumën prej 15,639.95 euro.

“Detyrohet e paditura, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që paditësin Nexhat Krasniqi ta KTHEJ në vendin e punës sipas aktemërimit të datës 26.12.2014 në pozitën Drejtor i Prokurimit, në Divizionin e Prokurimit me të gjitha të drejtat dhe obligimet nga marrëdhënia e punës dhe DETYROHET e paditura që paditësit Nexhat Krasniqi t’i komensojë në mënyrë retroaktive në emër të të ardhurave personale-pagave të papaguara shumën 15,639.95 euro”, thuhet në dispozitivin e vendimit.

Dispozitivi i vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Gjykata ka konstatuar se vendimi i Komisionit Disiplinor kundër drejtorit të Prokurimit në MMPHI është i kundërligjshëm. Ka konstatuar se vendimi është “juridikisht i paqartë dhe kundërthënës me vetveten”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Nexhat Krasniqi, anëtar i shërbimit civil nga viti 2014, ishte larguar nga puna brenda dy ditësh.

Masa strikte ishte marrë më 21 nëntor të vitit 2023 nga një Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Mjedisit që e kishte shqyrtuar rastin e sanksionimit të tij me “ndalim hyrje në ShBA” nga Departamenti amerikan i Shtetit. Në ditë më vonë, më 22 nëntor, Krasniqi ishte larguar nga shërbimi civil me vendim të asokohe ministrit Liburn Aliu.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, masa disiplinore ndaj Krasniqit ishte shqiptuar në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Gjykata ka konstatuar se më 21 nëntor të vitit 2023, Komisioni Disiplinor e kishte marrë masën e rëndë ndaj Krasniqit “pa mbajtur seancë, e pa e ftuar paditësin për të dhënë argumentet e tij”.

Ai ishte larguar nga puna si ushtrues i pozitës së drejtorit të Prokurimit, ndonëse faktikisht e ushtronte funksionin e drejtorit për Infrastrukturë Ligjore, sipas arsyetimit të Gjykatës.

“Fillimisht inicimi i procedurës disiplinore ndaj paditësit është bërë në kundërshtim me zbatimin e të drejtës materiale, sepse ndaj tij inicimi është bere si Drejtor i Prokurimit, ndërkohë që 3-4 ditë më parë ky ishte transferuar me vendim në një pozitë tjetër, gjegjësisht në pozitën e Drejtorit për Infrastrukturë Rrugore”, thuhet në arsyetimin e vendimit të Gjykatës.

“Shkelja e dyte dhe flagrante është se inicimi është bërë me dt.20.11.2023 ndërkohe që vendimi i Komisionit Disiplinor i dt.21.11.2023 vetëm një ditë prapа pa mbajtur seancë pa e ftuar paditësin për të dhënë argumentet e tij dhe pa respektuar asnjë procedurë ligjore si në Ligjin për Zyrtarët Publikë”.

Gjykata, në vendim, ka konstatuar se shkelje në rastin e Krasniqit ka kryer edhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil, i cili kishte shqyrtuar ankesën e drejtorit të Prokurimit të MMPHI-së më 7 shkurt të vitit 2024.

Edhe vendimi i KPMShCK-së, i cili e vërtetoi aktin e nxjerrë nga Ministria e Mjedisit, është anuluar nga Gjykata.

Gjykata ka konstatuar se vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil ishte “një vendim jo ligjor”, pasi që ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit Disiplinor i cili është një i paligjshëm.

Si Ministria e Mjedisit, ashtu edhe KPMShCK-ja, e kanë shkelur parimin e çështjes së gjykuar “Res Judicata” në vendosjen e rastit të Krasniqit.

Nexhat Krasniqit i është ndaluar hyrja në ShBA nga Departamenti i Shtetit duke u bazuar në një rast të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare” për të cilin drejtori i Prokurimit në MMPHI ishte gjykuar në vitin 2017.

Nexhat Krasniqi, në cilësinë e zyrtarit të Prokurimit, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës me kompaninë amerikane Bechtel Enka në vitin 2010

Për këtë rast, Krasniqi ishte dënuar me 18 muaj burgim me kusht me vendim të formës së prerë nga gjykatat vendore.

Por, nga shkurti i vitit 2019, ai nuk figuron më në regjistrin zyrtar të dënimeve penale pasi dënimi i është fshirë. Ky proces quhet “rehabilitim ligjor” dhe parashihet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
Lajme

Limaj, tregon se a ka votë për Konjufcës

November 4, 2025
35
Presidentja Osmani s’ia vazhdoi kontratën William Walkerit, vjen reagimi i PDK-së
Lajme

Vjen reagimi i parë i PDK-së për Konjufcën

November 4, 2025
21
Kurti e propozon Konjufcën për Kryeministër
Lajme

Kurti e propozon Konjufcën për Kryeministër

November 4, 2025
13
Kurti, largohe nga pozita e kryeministrit – Konjufca kryeministër i përkohshëm?
Lajme

Kurti, largohe nga pozita e kryeministrit – Konjufca kryeministër i përkohshëm?

November 4, 2025
12
Albini e mbështetë publikisht, Përparim Ramën për Kryetar të Prishtinës
Lajme

Albini e mbështetë publikisht, Përparim Ramën për Kryetar të Prishtinës

November 4, 2025
15
A është Glauk Konjufca emri i ri për mandatar?
Lajme

A është Glauk Konjufca emri i ri për mandatar?

November 4, 2025
7
Next Post
Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike

Limaj, tregon se a ka votë për Konjufcës

Më të fundit

  • Limaj, tregon se a ka votë për Konjufcës
  • Gjykata urdhëron kthimin në punë të Nexhat Krasniqit, “babës” së prokurorimit
  • Vjen reagimi i parë i PDK-së për Konjufcën
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi