• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Gjykata Speciale tregon se i kanë bërë gati edhe burgjet

05/08/2020 - 12:38:57
Gjykata Speciale tregon se i kanë bërë gati edhe burgjet

Para pak ditësh, Dhomat e Specializuara të Kosovës, në faqen zyrtare kanë publikuar një raport në të cilin kanë dhënë detaje të punëve e aktiviteteve që kanë bërë përgjatë vitit të kaluar.

Në këtë dokument thuhet se në vitin 2019 prokurorët e Prokurorisë Speciale dhe hetuesit kanë intervistuar viktima, dëshmitarë dhe të dyshuar në Kosovë, rajon, Holandë e vende të treta.

Lexo më shumë

Kurti del nervoz nga Kuvendi, ja çka  ju thot gazetarëve

Kurti e pranon: Aktualisht s’ka vota për kurrëfare qeveri

May 10, 2025
9
Sulmohet me armë biznesmeni në Sarandë, plagoset edhe një turist shqiptaro-amerikan

Tragjedi: Mbytën dy të rinj në Shqipëri nga shembja e dheut

May 10, 2025
0

Gjithashtu kanë treguar se gjatë tetorit të vitit 2019 kanë arritur një marrëveshje me Shërbimin Holandez të Burgjeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës rreth përgatitjeve për qendrën e paraburgimit.

“Në tetor, është arritur një marrëveshje me Shërbimin Holandez të Burgjeve dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme për përgatitjen e objektit të ndalimit. Në fund të vitit 2019, është përfunduar edhe përzgjedhja e oficerëve të paraburgimit”, thuhet në raport.

Gjithashtu thuhet se janë përgatitur edhe rregullat e ndalimit dhe janë caktuar gjithashtu edhe rregullat e trajtimit të personave që do të ndalohen.

“Rregullat janë hartuar në përputhje me standardet e aplikueshme ndërkombëtare, përfshirë një pjesë të Rregullave Evropiane për të Burgosurit dhe Standardet e Kombeve të Bashkuara rreth rregullave minimale të trajtimit të të burgosurve që shpesh edhe u referohen si Rregullat e Nelson Mandelës”, specifikon Raporti, transmeton Express.

Raporti gjithashtu përfshinë edhe një deklaratë të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Jack Smith.

Ai thotë se Prokuroria Speciale e Hagës është institucion i pavarur dhe se nuk bën kalkulime politike.

“ Të gjitha vendimet për akuza do të jenë të bazuara vetëm në ligj dhe në fakte. Zyra e Prokurorit të Specializuar është një institucion i pavarur. Nuk bën kalkulime politike dhe kryen punën në mënyrë objektive, profesionale dhe paanshme”, ka thënë Smith.

Ai tutje ka thënë se fokusi kryesor i punës së Prokurorisë Speciale është mbajtja në përgjegjësi e individëve për krimet që provohen pas një dyshimi të bazuar.

“Hetimi që unë drejtoj nuk është sfidim i ndonjë pjese të narrativës historike, por kërkon të mbajë përgjegjës individët për veprimet e tyre brenda periudhës që është në mandatin e Prokurorisë së Specializuar”, citohet Smith në këtë Raport.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Kurti del nervoz nga Kuvendi, ja çka  ju thot gazetarëve
Lajme

Kurti e pranon: Aktualisht s’ka vota për kurrëfare qeveri

May 10, 2025
9
Sulmohet me armë biznesmeni në Sarandë, plagoset edhe një turist shqiptaro-amerikan
Lajme

Tragjedi: Mbytën dy të rinj në Shqipëri nga shembja e dheut

May 10, 2025
0
Çka thuhet në raportin e policisë? Pse e v*ra*u vetën dizajneri Festim Isufi
Lajme

Çka thuhet në raportin e policisë? Pse e v*ra*u vetën dizajneri Festim Isufi

May 10, 2025
0
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Tragjedi: Vellau e plagos motrën në Ferizaj

May 10, 2025
25
Dua Lipa dhe Elton John në listën e këngëtarëve që duan mbrojtje nga inteligjenca artificiale
Lajme

Dua Lipa dhe Elton John në listën e këngëtarëve që duan mbrojtje nga inteligjenca artificiale

May 10, 2025
12
India e Pakistani drejt luftës të hapur e sulmuan njëra -tjetrën me raketa?
Lajme

India e Pakistani drejt luftës të hapur e sulmuan njëra -tjetrën me raketa?

May 10, 2025
22
Next Post
Rrëfimi i gruas që shpëtoi jetën e burrit pas shpërthimit në Bejrut: Ai kishte një pjesë të murit mbi trup…

Rrëfimi i gruas që shpëtoi jetën e burrit pas shpërthimit në Bejrut: Ai kishte një pjesë të murit mbi trup…

Më të fundit

  • Kurti e pranon: Aktualisht s’ka vota për kurrëfare qeveri
  • Tragjedi: Mbytën dy të rinj në Shqipëri nga shembja e dheut
  • Çka thuhet në raportin e policisë? Pse e v*ra*u vetën dizajneri Festim Isufi
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi