Pas njoftimit të tij për nisjen e procedimeve penale në shkurt 2020, Prokurori i Specializuar e ka njoftuar sërish Kryetaren e Dhomave të
Specializuara të Kosovës, të enjten, më 23 prill 2020, se ka ndër mend të nisë procedim penal të ri para Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Kështu ai ka kërkuar caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin, njoftojnë Dhomat e Specializuara, transmeton Klan Kosova.
“Si rrjedhojë, në pajtim me Ligjin dhe Rregulloren e Caktimit të Gjykatësve, Kryetarja ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake për shqyrtimin e aktakuzës së re të paraqitur nga Prokurori i Specializuar”, thuhet në njoftim, transmeton Klan Kosova.
“Përmbajtja e aktakuzës është konfidenciale, përveçse kur konfirmohet dhe deri sa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake”.