Gjykata Speciala me seli në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit Salih Mustafës, ish-eprorit të UÇK-së në Zonën e Llapit.
Si arsyetime për vazhdimin e kësaj mase përmenden “mundësia e kryerjes së krimeve të tjera”, “rreziku i ikjes” dhe ai i “ndërhyrja në proceset gjyqësore”.
Salih Mustafa ishte arrestuar nga kjo gjykatë më 24 shtator të vitit 2020, kështu duke u bërë personi i parë që ishte arrestuar nga kjo gjykatë, njofton Klan Kosova.
Më 23 nëntor 2020, gjyqtari i procedurës paraprake, pasi mori parashtresat nga palët kishte marrë vendimin e parë për rishikimin e paraburgimit të Mustafës, me ç`rast kishte vendosur për masën e ndalimit të tij.