Gjykata Themelore në Pejë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarëve të Komunës së Istogut të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, lidhur me ndërtimet pa leje.
Gazeta Telegrami ka mësuar se kërkesa e paraburgimit është refuzuar për Jashar Blakajn, Rrustem Gashin, Rexhep Blakajn dhe Elfete Blakajn.
Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për Jashar Blakaj, Rrustem Gashin dhe Rexhep Blakajn.
Kurse Elfete Blakaj do të mbrohet në liri.