Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri, pasditen e sotme në fshatin Doganaj të Kaçanikut.
Lajmin e ka konfirmuar nënkoloneli në drejtorinë e policisë në Ferizaj, Basri Shabani.
Ai bëri të ditur se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati.
“Pas orës 18:00, është plagosur një person në fshatin Doganaj të Kaçanikut. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë tonë janë në vendin e ngjarjes, duke bërë ekzaminimet. Jo, ende nuk janë identifikuar. Tre dëshmitarë janë shoqëruar në stacion policor”, tha Shabani.