Në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë, mbrëmjen e së enjtes u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.
Fatmirësisht nga shkrepjet me armë, nuk pati persona të plagosur.
Për Klankosova.tv, detaje të reja dha dhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 21:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Rrahim Beqiri Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar të cilët janë identifikuar nga ana e policisë”, tha Ahmeti.