Mbrëmjen e kësaj së hëne, rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë në afërsi të rrugës “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Lajmin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, kurse nuk raportohet për të lënduar.
“Menjëherë pas marrjës së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar”.
“Aktualisht po vijon puna policore për identifikim e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, ka bërë të ditur Ahmeti, transmeton Klan Kosova.
Policia vazhdon të jetë në vendin e ngjarjes teksa të dyshuarit vazhdojnë të jenë në arrati.