Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të qëndrojë në hotelin luksoz “Grand Resort Lagonissi”, në Greqi, ndonëse që nga e shtuna, mbi 1 mijë e 500 banorë të gjashtë fshatrave të Deçanit dyshohet se janë helmuar nga uji.
Kurti reagoi vetëm dje, tri ditë pasi filluan regjistrimet e mbi 100 rasteve të para të helmimit.
Partia më e madhe opozitare në vend, PDK, ka vazhduar me kritika ndaj kryeministrit, për heshtjen dhe injorimin të cilin vlerësojnë se ai po ua bën këtyre qytetarëve.
Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, tha se Kurti u vendos para dilemës nëse duhet të qëndrojë në hotelin luksoz apo të kthehet në Deçan – dhe vendosi që të mos ia prish vetes rehatinë.
“Në momentin e parë që u ndodh para dilemës (1) të vazhdojë të qëndrojë në hotelin luksoz apo (2) të kthehet në Deçan te qytetari i thjeshtë, i zakonshëm, i varfër, i helmuar – Albin Kurti vendosi të mos e prish rehatinë e tij. Ai nuk mori mundimin t’i lëviz këmbët”, shkroi Gjoshi në Facebook.