LSDM ka reaguar ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së ndaj rënies së zjarrit në Veles. Ata thonë se VMRO-DPMNE-ja po shfrytëzon fatkeqësitë natyrore për të fituar poenë politikë.
Më poshtë keni kumtesën e plotë të LSDM-së, partisë së kryeministrit Zoran Zaev.
“Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, pas hapave të Hristijan Mickovskit dhe Antonio Milloshovskit imponohet si simbol i lajmeve të rreme.
Krahas lajmeve të rreme, tashmë zakonisht nga VMRO-DPMNE keqpërdorin fatkeqësi në tentim të mbledhin pika të imëta politike ditore.
Është gënjeshtër se 5 orë është pritur dhe nuk është intervenuar, siç pohon duke gënjyer Gjorçevi. Siç dihet edhe publikisht dihet të gjitha kapacitetet e disponueshme janë aktivizuar në momentet e para të shpërthimit të zjarrit. Në mlnyrë shtesë, janë kyçur edhe njësite zjarrfikëse nga Shkupi dhe nga qytetet përreth të Velesit, si dhe pjesëtarët e ARM-së, me qëllim që me kohë të lokalizohet zjarri dhe parandalohen dëme të mëdha.
Lajmet e rreme e Gjorçevit janë fyerje për zjarrfikësit, ushtarët, vullnetarët të cilët 12 oër kanë luftuar me zjarrin.
Është e qartë se në kështjellën e VMRO-DPMNE-së nuk kanë kurrfarë ideje, kurrfarë programi në interes të qytetarëve dhe për këtë vazhdojnë të përhapin lajme të rreme dhe të keqpërdorin fatkeqësi në qëllime politike ditore”.
The post Gjorçevi dhe VMRO-DPMNE-ja e keqpërdorin tragjedinë me zjarrin në Veles për pikë politike appeared first on Gazeta Express.