Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta heq vendimin për ndalimin e qarkullimit.
I pari i Gjakovës, Ardian Gjini, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, që në mënyrë urgjente ta heq vendimin që e ndalon qarkullimin e qytetarëve.
Sipas tij, ky është një vendim tepër i gabuar pasi që po krojon turma të njerëzve dhe në këtë mënyrë po rrezikohen ata nga përhapja e virusit COVID-19, Telegramisot.com
Postimi i plotë i Gjinit, pa ndërhyrje:
Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht, sonte, ta heqë vendimin për ndalim qarkullim gjatë ditës.
Ky vendim po del të jetë tepër i gabueshëm.
Në orët kur lejohet lëvizja po ka turma të njerëzve që vrapojnë për t’u furnizuar apo kryer obligime tjera.
Urgjent ju lutem.