Drejtoria Komunale e Arsimit e Gjilanit, ka filluar shpërndarjen e librave falas për rreth 12 mijë nxënës.
Përfshirë edhe mjete didaktike për institucione, si çerdheve dhe atyre parashkollor.
“Kemi pranuar librat nga Ministria e Arsimit dhe jemi duke i shperndar në bazë të numrit të nxënësve dhe shkollave të Komunës së Gjilanit. Janë të angazhuar të gjithë menaxherët dhe stafi i shkollave, duke përfshirë këtu edhe stafin e DKA-së. Dita e parë e shkollës do të jetë e kompletuar edhe nga aspekti i literaturës, por edhe përgatitjeve që i kemi bërë në vazhdimësi për fillimin e mësimit nëpër shkollat e Gjilanit. Urojmë që gjithçka të ecë në bazë të planifikimit që kemi bërë”, ka thënë Gagica.