Klubi i futbollit Gjilani ka njoftuar se UEFA ka caktuar që nesër të zhvillohet ndeshja e Europa League në mes tyre dhe Tre Penne në San Marino.
“UEFA njofton se ndeshja do të zhvillohet ditën e nesërme, ku para zhvillimit të sajë do të ritestohen të gjithë futbollistët dhe stafi, përveç rastit i cili ka dalur pozitiv në testimin e djeshëm”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Klan Kosova.
“Për orën dhe detajet e tjera do të ju informojmë në vijim”