Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Federale në Gjermani, Susanne Schütz ka uruar Kuvendin dhe Qeverinë e re të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Schütz ka thënë se qeveria e re mund të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë.
“Urime Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti. Ka çështje urgjente përpara për t’u trajtuar. Ju mund të llogarisni në miqësinë dhe mbështetjen e Gjermanisë”, ka shkruar ajo.