Politikani rus i opozitës Alexei Navalny u helmua me një agjent nervor Novichok, thotë qeveria gjermane.
Qeveria tha se testet e toksikologjisë në një laborator ushtarak treguan “provë të qartë” të një agjenti nga grupi Novichok.
Navalny u dërgua me avion në Berlin për mjekim pasi u sëmur gjatë një fluturimi në rajonin e Rusisë, Siberi, muajin e kaluar. Që nga ajo kohë ai është në koma.
Ekipi i tij thotë se ai u helmua me urdhër të presidentit Vladimir Putin. Por, Kremlini ka hedhur poshtë pretendimet.
Qeveria gjermane tha se dënoi sulmin dhe bëri thirrje që Rusia urgjentisht të japë një shpjegim.
Novichok është një agjenti nervor kimik.