Gjermania ka raportuar një mijë e 45 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.
Sipas Qendrës për Kontroll të Sëmundjeve, kjo është hera e parë në tre muajt e fundit që shifrat kanë shkuar kaq lart, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Hera e fundit kur shteti gjerman kishte regjistruar mbi një mijë raste me koronavirus ka qenë 9 maji.
Qeveria e Gjermanisë ka shprehur shqetësimin pas rritjes së numrit të rasteve gjithandej vendit dhe ka urdhëruar qytetarët që t’i ndjekin rregullat si mbajtja e distancës dhe bartja e maskave