Ish ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është parë sot në Kosovë.
Dedaj e kishte quajtur “tendencioz” e “politik” shkarkimin e tij nga detyra e ambasadorit dhe kishte paralajmëruar rezistencë për të liruar zyrën.
Por, duket se tashmë ish kryetari i partisë më të vjetër në Kosovës [PLK], ka marrë vendim që të kthehet në Kosovë.
Ai shihet në një fotografi derisa i vetmuar shëtitet rrugëve të daljes së Prishtinës, më saktë afër ndërtesës së Agjencisë Kosovare për Inteligjencë [AKI].