Komandanti i Forcave të Mbrojtjes të Estonisë, Andrus Merilo, tha se forcat e armatosura ruse po përgatiten për sulmin e radhës dhe se ai nuk do të përfshijë domosdoshmërisht territorin e Ukrainës.
Gjenerali Merilo dhe ministri estonez i Mbrojtjes Hanno Pevkur paralajmëruan se rusët mund të sulmojnë një vend të NATO-s, si Estonia apo Finlanda.
“Sot nuk mjafton më të vazhdojmë diskutimin në të cilin po përgatitemi për luftë. Duhet të përgatitemi për ta fituar luftën”, thekson Merillo.
Komandanti shpjegon se çfarë do të thotë vlerësimi i kërcënimit në terma ushtarakë.
“Për mendimin tim, ky është një hap i madh përpara. Ne duhet të jemi në gjendje të ndalojmë një sulm armik në radhë të parë nëse Rusia vendos të sulmojë cilindo prej nesh si hapin e tyre të ardhshëm në përpjekjen për të arritur qëllimet e tyre strategjike,” thotë Merillo.
“Rusia nuk po ndalet në Ukrainë. Ne duhet ta konsiderojmë zgjerimin e luftës si të mundshëm. Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, pavarësisht se si do të përfundojë lufta”, thotë Merilo.
Rreziku do të rritet nëse rusët mendojnë se kanë fituar luftën që filluan në Ukrainë.
Merilo thekson se ka shenja se Rusia po përgatitet për një sulm të ri.
“Veprimet e vazhdueshme në Rusi nga ana ushtarake tregojnë se ata janë duke bërë diçka. Çelësi është se, pavarësisht nëse ata mendojnë se pika e dobët është në rajonin e Detit Baltik apo diku tjetër, ne i bëjmë planet e sulmuesve të parealizueshme. Ne duhet të bindim ne fillim veten dhe pastaj rusët që do të fitojmë në luftën e parë Nuk ka alternativë për këtë”, thekson Merilo.
Gjenerali thotë se e di që rusët po përgatiten për operacione të reja ushtarake. Ai nuk tregon në detaje se çfarë informacioni të inteligjencës ekzistojnë për përgatitjet e Rusisë.
“Është njëqind për qind e sigurt që Rusia po përgatitet për lëvizjen e saj të radhës dhe Rusia nuk do ta ndalë agresionin e saj ndaj Ukrainës”, tha gjenerali estonez.