Para pak minutash është gjetur pa shenja jete punëtorja e një picerie të njohur nga Gjilani.
Ajo është gjetur e vdekur në komunën e Parteshit, në veturën që e bartë logon e picerisë së Gjilanit.
Vdekjen e ka konfirmuar për Mediafokus.info zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Toger Ismet Hashani.
“Sot rreth orës 17:24 jemi njoftuar nga qendra emergjente 112 se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjendet një femër që dyshohet se është pa shenja jete . Ndihma parë ka shkuar në atë lokacion dhe mjeku kujdestar ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani.