Mbrëmjen e së enjtes në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës, bënë të ditur se kanë gjetur pa shenja jete brenda një banese, një femër kosovare.
Siç thuhet në raportin 24 orësh, policia ishte njoftuar për rastin nga një ankues mashkull i cili kishte treguar se prindërit e tij kishin qenë duke u kujdesur për viktimën femër kosovare, njofton Klan Kosova.E njëjta kishte qenë duke banuar në banesën e saj por pasditen e së enjtes kontakti mes tyre kishte qenë i pamundur.
”Me të nuk kishin mundur të komunikonin pasi dera e banesës kishte qenë e mbyllur dhe ajo nuk ishte përgjigjur. Njësiti policor së bashku me zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga zjarrfikësit është hapë dera e banesës dhe kanë vërejte se viktima kishte qenë brenda në banesë pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës në trupin e së cilës nuk janë vërejte shenja dhune.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës ju lirohet personave që kishin qenë të autorizuar për përkujdesje”.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetin Publik.