Egzona Ferati e cila ishte e zhdukur që nga data 16 tetor, u gjet sot, mirëpo jo në gjendje të mirë shëndetësore.
Për ta gjetur Egzonen, u angazhuan një numër i madh i vullnetarëve nga të gjitha viset kosovare, e njëri ndër ta edhe ish luftëtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri.
E lajmin për gjetjen e Egzonës e bëri pikërisht Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.
“Egzona u gjet jo edhe ne gjendje te mir. Gjall dhe e ligesht me shendet”, shkroi Tahiri.
Familjarët theksonin se vajza ishte e prekur edhe nga “djajtë”, për këtë arsye edhe duhej gjetur sa më shpejt. /