Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur paraditën e sotme në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në një autoservis.
Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Sot rreth 11:00, kemi pranar informatën për një person pa shenja jete në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, saktësisht në një autoservis. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, deklaroi Ahmeti