Një person është gjetur pa shenja jete gjatë mbrëmjes së djeshme në Prishtinë.
Edhe pse nuk dihen shkaqet e vdekjes së viktimës, Policia e Kosovës ka konfirmuar se vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Prishtinë 26.05.2020 – 23:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
Me vendim të prokurorit, turpi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë