Mesditën e sotme në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një vdekje të dyshimtë në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme të policisë dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës (mashkull)”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka theksuar se me rastin po merren njësitë e nevojshme policore