Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 14:00 është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë, raporton Gazeta Express.
Trupi i pajetë i viktimës mashkull është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njësia përkatëse është duke e hetuar rasti.
“Viktima mashkull K-Shqiptar është gjetur pa shenja jete. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim të policisë.