Një person është gjetur i vdekur tek Liqeni i Radoniqit.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Gjyrkaj.
Ai tha se bëhet fjalë për një mashkull.
“Rreth orës 15:00, policia e ka gjetur një person të vdekur tek Liqeni i Radoniqit. Informacionet që i kemi bëhet fjalë për një mashkull. Nuk kemi informacione të tjera lidhur me identitetin. Jemi duke zhvilluar hetimet dhe posa të kemi informacione të tjera do t’ua përcjellim”.