E mitura, Sonila Mehmeti, nga Podujeva që ishte raportuar dje si e zhdukur, është gjetur mbrëmë,
Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e saj, të cilët kanë bërë të ditur se ajo është gjetur në Prishtinë.
Sipas tyre, gjendja e saj shëndetësore ka qenë e mirë dhe tani është pranë familjes.
“Po, është gjetur mbrëmë në orët e mbrëmjes kah ora 12 në Prishtinë. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë”, tha shkurt një familjar i saj.