Një person është gjetur sot pa shenja jete në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.
Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës tha për Telegraminsot se vdekjen e viktimës e ka konstatur mjeku.
“Rreth orës 16:45, policia është njoftuar për një person që dyshohet se është i vdekur në varrezat e fshatit Gurakoc, mjeku e ka konstatu vdekjen, në vendin e ngjarjes janë njësitë kompetente”, tha Gashi.
Lidhur me rastin Telegramaisot merr vesh se viktima është Triumf Fadil Ferati, djali i vogël i ish krytarit të Istogut, Fadil Ferati, dhe vëllau i vogël i kryetarit të Istogut.