Policia e Kosovës njofton se dje në Leposaviq është raportuar se është gjetur pa shenja jete një mashkull serb. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.