Një person është gjetur pa shenja jete në Studenicë të Istogut, mbrëmjen e së dielës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova bëri me dije se viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Më 28.02.2021, rreth orës 19:00, Policia e Kosovës është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Studenicë të Komunës së Istogut, me të marrë informatën njësitë relevante kanë marrë informatën dhe kanë gjetur një person të shtrirë, gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima me vendim të prokuroritë të shtetit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Rugova.