Një person është gjetur pa shenja jete në Dragash, shkruan Telegramisot.com.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 8:00. Njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.