Një i ri është gjetur pa shenja jete në fshatin Sferkë të komunës së Pejës.
I njëjti ishte raportuar i zhdukur gjatë ditës së djes
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
Gashi tha se rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.
“Dje është raportuar në orët e pasditës, për një person të zhdukur nga të afërmit e tij. Sot nga familjarët përmes telefonit policia është njoftuar rreth orës 13:00 për lokacionin e vendodhjes të tij i cili është gjetur nga familjaret në Sferkë të Thatë, menjeherë në vend të ngjarjës, kanë dalë të gjitha njësit relevante në vendngjarje, dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen”.