Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm pranë fontanës në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i tha Gazetës Express se në orën 06:00 u informuan për këtë, ndërsa shtoi se vdekja e personit është konstatuar nga një ekip i mjekëve emergjentë.
“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjentë në vendin e ngjarjes”, tha ajo.
Ahmeti tha se “Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”.