Mesditën e së hënës, në fshatin Srbovac të Zveçanit është gjetur një person pa shenja jete
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se ka gjetur trupin e pa jetë të viktimës mashkull kosovar. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thekson raporti.
Po ashtu, është bërë e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i lirohet familjarëve për ceremoni mortore