Një 57 vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Lajmin prë klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Më 14.10.2019, ora 18:37 në rr. Isa Kastrati në Prishtinë është raportuar për një person (viti i lindjes 1962) pa shenja jete”.
Njësitet policore menjëherë kanë dalë në atë lokacion, përderisa ekipet emergjente të ndihmës së parë kanë konfirmuar vdekjen e tij.
Sipas informatave të para mjekët ka thënë se vdekja është për shkaqe natyrore.