Është gjetur i vdekur, Gasper Preqi nga fshati Doblibare i Gjakovës, i cili ishte zhdukur një javë më parë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri, në një postim në rrjetin social Facebook i cili shkruan se ka marr lajmin për gjetjen e trupit të pa jetë të të ndjerit Gasper Preqi, i cili ishte i zhdukur që një javë, përcjell Demokracia.com.
“Po sa mora lajmin për gjetjen e trupit të pa jetë tashme te ndjerit Gasper Preqi, i cili ishte i zhdukur që 1 javë. Ne emër timin ne emër të gjithë grupit të Vullnetareve i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë miqve”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:
Po sa sa mora lajmin per gjetjen e trupit te pa jet tashme te ndjerit Gasper Preqi,i cili ishte i zhdukur qe 1 jave.
Ne emer timin ne emer te gjith grupit te Vullnetarve i shpreh ngushllimet me te sinqerta familjes dhe te gjith miqve.