Policia konfirmon se një grua është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në një banesë në Pejë.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Driton Rugova, tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
Konfirmimi i tij i plotë:
Sot me datë 28.04.2025, rreth orës 09:25, Policia është njoftuar nga një person i afert me viktimen, i cili deklaron se qe nga data 27.04.2025, në mbrëmje viktima nuk është duke ju përgjigjur në telefon.
Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjës, dhe me urdhër të prokurorit te shtetit e ka hapur derën e hyrjës me forcë, derisa në terasën e banesës është gjetur një person (femër) pa shenja jete, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion.