Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një grua në Istog është gjetur e vdekur.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti po vazhdon të hetohet.
“Istog, 02.08.2021-07:00-18:00. Është raportuar se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet përkatëse, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.