Gjashtë njerëz u vranë dhe disa u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në qytetin Rot am See në Gjermani.
Policia tha se një i dyshuar u arrestua pas sulmit.
Në bazë të informacioneve të para, policia tha se i dyshuari mund të ketë pasur lidhje me viktimat.
Ueb-faqja e lajmeve Bild raporton se të vrarët në sulm kanë qenë anëtarë të së njëjtës familje, por kjo nuk u konfirmua nga policia.
Rot am Ze është një qytet i vogël me rreth 5,000 banorë.
Sipas raporteve lokale, sulmuesi i dyshuar është në të 30-tat e tij.