Si arsye për shkarkimin e tij është gjendja e krijuar me mbeturinat javën e fundit në Komunën e Gjakovës.
Bordi i ri i drejtorëve të kompanisë rajonale të mbeturinave “Cabrati” në Gjakovë, mbajti mbledhjen e parë.
E vendimi që morën shkoi në dëm të kryeshefit të kësaj ndërmarrje, Berat Hadri.
Pasi qëndroi më shume se një vit në krye të kësaj ndërmarrje, u mor vendim për shkarkimin tij.
Por, ky vendim duket se nuk ishte edhe aq befasi për Hadrin.
Madje ai pretendon se kjo gjë ka ndodhur për interesa politike.E tentime për ta shkarkuar Hadrin pati edhe më herët.
Hadri thote se pas prishjes së koalicionit qeverisës AAK-PDK, Komisioni Komunal i Aksionarëve në nëntor të vitit të kaluar kishte nxjerrë vendim për shkarkimin e Bordit të vjetër të kësaj Ndërmarrje.
Sipas tij, aksionari më pas kishte zgjedhur e Bordin e ri, vetëm për ta shkarkuar atë nga pozita.
Ndërkaq, sipas Hadrit, gjatë periudhës që ai ushtronte si kryeshef ekzekutiv, ndërmarrja pati progres financiar.
E këto tendenca të Komisionit Komunal për ta shkarkuar Hadrin, javë më parë u kundërshtuan nga punëtorët e ndërmarrjes.
Ata kishin mbajtur edhe greva.
Megjithatë si arsye për shkarkimin e tij është gjendja e krijuar me mbeturinat javën e fundit në Komunën e Gjakovës.
Këtë për T7 e kanë konfirmuar bordi i kësaj ndërmarrje.
E nuk vonoi shumë në vend të Hadrit erdhi kryeshefi i ri.
Bordi i drejtorëve të KRM “Cabrati” emëroi Nehar Gërqari si ushtrues detyre të kryeshefit ekzekutiv e i cili deri të enjten ishte udhëheqës i burimeve njerëzore në ndërmarrje.