Rastet e dhunës brenda familjes janë shpeshtuar ditëve të fundit në Kosovë. një rast i tillë, ka ndodhur në fshatin Dol të komunës së Gjakovës, shkruan Express.
Aty babë e bir, janë përleshur keq me njëri-tjetrin. Madje kanë pësuar edhe tretman mjekësor.
Njëri nga ta është arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Fsh. Dol, Gjakovë 30.11.2019-15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar (babë e djal) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, njofton Policia.
Sipas organeve të hetuesisë, rasti vazhdon të hetohet.