Një qytetar është prangosur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë, për shkak të dyshimit se ka mbajtur armë pa leje.
Burime brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë kanë bërë të ditur se gjatë kontrollit policia ka gjetur te i dyshuari, një armë me gaz, e cila i është konfiskuar.
Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.