Një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës së tij e cila ka qenë e parkuar në parking.
Bashkë me veturën i janë dëmtuar edhe dokumente të vlefshëm si patentë shoferë dhe dokumentet e veturës.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur dyshohet të ia kanë vënë zjarrin veturës së tij me targa vendore e cila
kishte qenë e parkuar në parking të një lokali afarist.
Sipas viktimës në veturë kishte pasur patentë shoferin dhe dokumentet e veturës. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.