Një person ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, mëngjesin e djeshëm rreth orës 09:30, në Gjakovë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, arrestimi i tij u bë për shkak të dyshimit se ai ka kryer veprën penale “Shantazh & Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.
I dyshuari kishte shkuar te shtëpia e ish-të dashurës së tij, nga e cila ka kërkuar 10 mijë euro dëmshpërblim.
Policia njofton se i arrestuari ia ka thyer dyert e oborrit të shtëpisë së saj.
I dyshuari për këtë rast, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Telegrami mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “Pjetër Bogdani” në Gjakovë.